Ura Vajgurore, ushqimet tregtohen në kushte të mjerueshme

30/03/2015 00:00

Edhe në Bashkinë e Urës Vajgurore tregtohet ashtu si në të gjitha bashkitë në qarkun e Beratit: në mungesën e kushteve më elementare higjenosanitare.

Tregtimi i produkteve nga më të ndryshmet në tregun e kësaj bashkie, që nga prodhimet bujqësore e deri te bulmeti, shiten mes pluhurit. Ajo që vlen për t’u theksuar është që drejtoritë e higjenës si dhe mbrojtjes së konsumatorit duket se janë inekzistente, pasi asnjëherë nuk janë parë në këto tregje për inspektim.

Ndërkohë që institucionet vendore ankohen se mungojnë fondet, tregtarët pohojnë se janë të regullt me taksat. Qytetarët dhe tregtarët shprehin pakënaqësitë e tyre për kushtet e tregtimit tepër të rëmdomta.

Ky treg ka një tjetër problematikë përpos kushteve të rënduara higjenosanitare, të cilat janë në mungesë të plotë. Tregu bëhet pengesë edhe për drejtuesit e mjeteve  pasi tregtimi bëhet në rrugën nacionale Berat-Kuçovë.

Top Channel