Krijohen fytyrat e gruas dhe burrit më të bukur në botë

30/03/2015 00:00

Një program kompjuterik që zakonisht përdoret për të vizatuar fytyrat e kriminelëve të shpallur në kërkim, është përdorur për të krijuar “fytyrat e mashkullit dhe femrës më të bukur në botë”.

“Software” ka marrë parasysh disa faktorë si trashëshia e buzëve apo gjatësia e hundës dhe ka krijuar atë që britanikët konsiderojnë fytyrë të bukur.

Fotot që shihni janë rezultat i punës 2-mujore të Dr. Chris Solomon, një ekspert i “hartës” së fytyrës, i cili i ka kërkuar njerëzve të kompozojnë atë që konsiderojnë fytyrë të bukur duke përdorur EFIT-V PhotoFit, një “software” që përdoret nga policia e Mbretërisë së Bashkuar.

Dr. Solomon tha se ky studim, i sponsorizuar nga Samsung-u për të shënuar daljen në treg të celularit të ri Galaxy S6, tregon atë që quajnë të bukur vetëm britanikët, pasi nëse studimi do të realizohej në Afrikë apo Azi, pa dyshim që rezultatet do të ishin të tjera.

FOTO GALERI
1/2
Fytyra mashkullore më e bukur në botë sipas britanikëve

Top Channel