Digjet pjesërisht një makinë pranë tunelit Elbasan-Tiranë

30/03/2015 00:00

Një automjet është djegur pjesërisht, në të gdhirë të së hënës, vetëm pak metra larg tunelit në rrugën Elbasan-Tiranë.

Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se, nga hetimet paraprake dyshohet që zjarri ka rënë aksidentalisht, duke djegur pjesërisht automjetin tip “Citroen”, me targa OH -221-NI, që drejtohej nga shtetasi me inicialet B.F., nga Maqedonia.

Policia tha se po vijon hetimet për këtë rast.

Top Channel