Gruaja që mposhti kancerin me ananas

30/03/2015 00:00

Një gruaje angleze, sipas doktorëve, i kishin mbetur vetëm 5 vite jetë për shkak të kancerit në tiroide, por ajo gjeti mënyrën si të fitonte betejën me tumorin: duke ngrënë ananas dhe duke lënë burrin.

Candice-Marie Fox e refuzoi kimioterapinë pasi kishte parë se si disa të afërm të saj nuk kishin shpëtuar nga trajtimi. Në vend të saj, ajo nisi të hante rrush, limona, mollë, kivi, banane dhe ananas, duke hequr dorë tërësisht nga mishi.

Brenda 6 muajsh, kanceri i saj i gradës së katërt u zhduk pothuajse plotësisht dhe kjo gjë është konfirmuar edhe nga mjekët.

“Stresi dhe mishi e ushqejnë kancerin, kështu që unë hoqa dorë prej tyre. Burri nuk më mbështeste më në këtë aspekt, kështu që e lashë edhe atë. E zhduka kancerin me fruta dhe me pozitivitet”, tregon 31-vjeçarja.

Top Channel