Kukës, grabitësi dhunon shitësin e më pas i merr 20 mijë lekë të reja

30/03/2015 00:00

Grabitësi përleshet me shitësin e dyqanit të ushqimores dhe më pas i
merr 20 mijë lekë të reja. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në
qytetin e Kukësit.

Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi me inicialet N.A., 62 vjeç, pretendon se një person i maskuar  e ka dhunuar dhe më pas i ka marrë paratë e xhiros ditore. Në dëshminë e dhënë përpara grupit hetimor ai ka thënë se autori i krimit mbante në kokë një kapuç dhe shall në fytyrë për të mos u identifikuar.

Në momentet që është futur në dyqan, ai është vërsulur drejt 62-vjeçarit, duke i shkaktuar plagë në pjesë të ndryshme të trupit. I dëmtuari nuk ka mundur që ta identifikojë, por pavarësisht kësaj ka qenë në gjendje që t;i japë policisë disa të dhëna rreth identikitit të grabitësit.

Top Channel