SHBA, aksident me 8 të vdekur në Florida

30/03/2015 00:00

Të paktën 8 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur pasi një furgon ka rënë në një kanal të Floridës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas zyrtarëve, aksidenti ka ndodhur në jug të shtetit.

Në furgon ishin 18 persona dhe njëri nga viktimat ishte edhe shoferi i mjetit.

Hollësi të mëtejshme rreth këtij aksidenti pritet të publikohen më vonë nga autoritetet amerikane.

Top Channel