Gjykata e Lartë: Arrest me burg për Durim Bamin

30/03/2015 00:00

Nën sigurinë e Policisë së Burgjeve, teksa po hynte në Gjykatën e Lartë
për të marrë masën e arrestit me burg, buzëqeshja e 38-vjeçarit Durim
Bami ishte e ngrirë. 

Prej 26 ditesh, qekurse e prangosi per dyshimet se ishte pjese e nje komploti per te vrare Tom Doshin, Prokuroria nderroi dy akuza.Nga ‘vrasje e mbetur ne tentative’, atij tashme i adresohet vepra ‘pergatitje e materialeve per kallëzim te rreme’.

Prokuroria e Pergjithshme e akuzon Bamin se ne dy episode ai ka mbajtur qendrim qe perben veper penale, fillimisht duke u bere pjese e videos Bami – Doshi, ku rrefehet skenari se si do te vritej deputeti Doshi dhe me pas kete qendrim te rreme ai e ka mbatur sipas Prokurorise se Pergjithshme edhe para ministrit te Brendshem ne dy raste.

Burimet thane se Durim Bami eshte pyetur nga Kolegji Penal i kryesuar nga gjyqtari Aleksander Muskaj dhe sërish ka theksuar se gjithçka ishte nje sajese. Nderkohe qe ne lidhje me kompetencen nese duhet apo jo ta gjykonte Gjykata e Larte, u vendos qe qe masa ndaj tij te jete nen juridiksionin e Gjykates se Larte persa kohe çeshtja eshte e bashkëlidhur me deputetet Mark Frroku e Tom Doshi, qe te dy ata nen arrest shtepiak qe prej te shtunes.

Prokuroria kerkoi arrest me burg per Bamin, jo per rrezikshmerine e vepres, se sa per rrezikshmerine e te pandehurit. Kjo, pasi siç eshte thene ne salle, Durim Bami rezulton dy here te tjera i denuar nga gjyqesori, ne nje rast ne 2004 me 14 vjet burgim per rrembim personi, vendim i cili me aplikimet e gjykimit te shkurtuar i ka dhene menjehere lirine. Ne perfundim te procesit Durim Bami nuk beri asnje koment, perveç buzeqeshjes qe serish ishte e njejte.

Top Channel