Lufta për pasurinë e Robin Williams

30/03/2015 00:00

Avokatët e bashkëshortes dhe fëmijëve të Robin Williams janë në mes të një beteje të vërtetë ligjore për pasurinë e komedianit të ndjerë.

Avokatët e të dyja palëve do të paraqiten në Gjykatën e San Fransiskos ditën e sotme, për të vendosur se kush do i mbajë rrobat dhe sendet personale të aktorit që ndodheshin në shtëpinë e tij në Kaliforni.

Në dokumentat e dorëzuara në muajin dhjetor, bashkëshortja e Williams, Susan, pretendon se disa nga sendet personale të aktorit janë marrë pa lejen e saj dhe kërkon që çdo gjë që ndodhej në atë shtëpi t’i kthehet asaj.

Ndërkohë, nga ana tjetër, fëmijët e Williams, Zachary, Zelda dhe Cody, pretendojnë se Susan Williams po përpiqet në ndryshojë testamentin në mënyrë që t’ju marrë atyre sendet e aktorit.

Top Channel