Ulje e detyruar e një avioni të “Turkish Airlines” në Kazablanka

30/03/2015 00:00

Një avion i kompanisë ajrore turke “Turkish Airlines”, i nisur nga Stambolli drejt Sao Paulos, ka dhënë alarmin për një emergjencë në bord e ka devijuar fluturimin drejt Kazablankës (Marok).

Lajmin e konfirmoi një zëdhënëse e linjës ajrore. Asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, por disa portale online njoftojnë se në bordin e fluturimit TK15 ka pasur një kërcënim për bombë.

Lënda eksplozive thuhej të ishte vendosur në tualetin e avionit. Një shënim ishte gjetur atje me shkrimin “BOMBË” dhe kaq mjaftoi për të mbjellë panik.

Zyra e shtypit e kompanisë në fjalë njoftoi se avioni është ulur pa probleme në Kazablanka të Marokut.

Top Channel