Vettel: Fitorja në Sepang, si ato të heroit tim Schumacher

30/03/2015 00:00

Pasi arriti fitoren e parë personale, por edhe të parën për skuderinë për të cilën garon këtë sezon, Ferrarin, gjatë Çmimit të Madh të Malajzisë në Sepang, Sebastian Vettel ka deklaruar me shpejtësi se, fitorja e parë e tij me “kokëkuqen” është edhe më speciale për shkak të lidhjeve dhe afrimitetit të Maranellos me heroin e tij, Michael Schumacher.

Vettel pa i pari t’i valëvitej flamuri me katrorë, që sinjalizon fundin e një gare, gjatë së dielës, në atë që ishte vetëm gara e dytë për skuderinë Ferrari, që kur iu bashkua në fund të sezonit të kaluar pasi la Red Bullin, me të cilin u shpall 4 herë kampion bote. Ndërkohë, Schumacherit iu deshën plot 7 gara për të arritur një fitore në vitin 1996, pasi iu bashkua Ferrarit nga Benettoni.

“Duket e pabesueshme”, tha piloti gjerman në Sepang. “Ishte një atmosferë e jashtëzakonshme të shihje të pranishmit nga podiumi, apo të shihje poshtë djemtë e skuderisë sime. Unë mund t’iu risjell në kujtesë atyre fitoret e arritura nga Alonso me Ferrarin, por veçanërisht fitoret e Michael Schumacher me këtë ekip. Ishte një ndienjë e pabesueshme, madje edhe të jesh pjesë e një ekipi të tillë është diçka speciale”.

Top Channel