Kureshtja e një rinoceronti vrau të paktën një grua dhe plagosi disa persona të tjerë në një qytet të Nepalit.

Kafsha e egër u fut krejt papritur në zonat e banuara të qytetit Hetauda, në jug të Nepalit.

Menjëherë nisi aksioni për largimin e kafshës nga zonat e banuara dhe në të u përfshi edhe vetë ushtria.

“I gjithë qyteti është i terrorizuar nga kafsha”, tha një zyrtar vendor për “The Guardian”.

Autoritetet lëshuan alarmin duke u kërkuar banorëve që të qëndrojnë brenda banesave të tyre dhe të shmangnin daljet në rrugë deri në një njoftim të dytë, njoftim që mbërriti disa orë më vonë me një bilanc tragjik.

Top Channel