Serzh, dashuria e re e Nedës dhe Ogrenit

30/03/2015 00:00

Ai erdhi në jetë fiks 4 vjet, pasi prindërit e tij kishin këmbyer puthjen e parë. Neda Karafili dhe Ogren Balluku u njohën në edicionin e 4-t të Big Brother Albania. Lidhja e tyre ngjalli jo pak polemika, por dy të rinjtë, me këmbëngulje e të sigurt thoshin se kishin gjetur njeriun e jetës së tyre. Koha tregoi se ata kishin të drejtë.

Nje muaj më parë, Neda e Ogreni u gëzuan me një djalë të bukur e të shëndetshëm, të cilin e quajtën Serzh.

Edhe pse Neda është supersticioze e nuk dëshiron të ndajë foto të tij me publikun, familjarët thonë se ai është kopja identike e të atit. Madje e përkëdhelin “mini Geno”.

E meqë Neda është shprehur se “Ogreni është djali më i bukur, që më kanë parë ndonjëherë sytë”, kjo e bën atë një nënë dyfish të lumtur.

Top Channel