Kosovë, të enjten Mustafa raporton për 100-ditët e para

30/03/2015 00:00

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të raportojë për 100-ditëshin e punës së qeverisë së tij, të enjten në seancën e radhës parlamentare të Kuvendit të Kosovës.

Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e rregullt të saj. Po kështu u vendos, që votimi i pikave të mbetura nga seanca e kaluar, siç janë rekomandimet për transmetuesin publik, Avokatin e Popullit dhe emërimin e një anëtari në Këshillin gjyqësor të Kosovës, vazhdojnë të enjten.

Kuvendi do të shqyrtojë për herë të parë projektligjin për Agjencinë kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, si dhe të bëjë shqyrtimin e dytë të projektligjit për ndërmarrjet publike.

Top Channel