Debitorët e energjisë, të martën mbyllet afati për pagesën me këste

30/03/2015 00:00

Të martën përfundon afati i vendosur nga OSHEE që lehtëson konsumatorët debitorë duke u ofruar atyre mundësinë e pagesë me këste dhe për më tepër me 80 përqind ulje kamat-vonësën.

Afati, që fillimisht përfundoi me muajin shkurt u shty edhe me një tjetër muaj nga OSHEE pas dyndjes së debitorëve në sportelet për të përfituar nga këto lehtësi.

Aktmarrëveshja që u është ofruar konsumatorëve debitorë gjatë kësaj periudhë ka si kusht vendosjen e një kësti mujor jo më pak se 2500 për konsumatorët familjarë dhe jo më pak se 1000 për ata që trajtohen me ndihmë ekonomike. Këstet duhet të paguhen të paktën çdo muaj deri në shlyerjen përfundimtare të shumës së prapambetur dhe nëse paguhen menjëherë debitorët përfitojnë uljen e kamatë-vonesës së debisë deri në 80 përqind.  

Sipas OSHEE që nga nisja e skemës lehtësuese, me 4 Dhjetor 2014 e deri tani janë lidhur mes OSHEE  dhe debitorëve rreth 280 mijë aktmarrëveshje.

Top Channel