Bashkia e Tiranës reagon pas deklaratës së Kryeministrit

31/03/2015 00:00

Pas deklaratës së Kryeministrit Rama, i cili tha se, ‘më 21 qershor Bashkia e Tiranës do të ndahet nga kryetari që nuk bëri asgjë për kryeqytetin’, ka reaguar menjëherë edhe Bashkia e Tiranës.

“Kryeministrit më të paaftë dhe mashtruesit politik më ordiner në historinë e Shqipërisë i ka mbetur në gojë kastraveci i mashtrimit”, thuhet në reagimin e Bashkisë.

Në deklaratën e lëshuar nga Bashkia e Tiranës, Kryeministri Rama cilësohet si fajtor për bllokimin e projekteve për kryeqytetin.

“I verbuar nga xhelozia prej dështaku serial, Edi Rama bashkë me bllokimin e Bulevardit të ri, projektit më të madh urban në historinë e kryeqytetit, bllokoi qindra investime publike që hapnin mijëra vende pune dhe përmirësonin cilësinë e jetës së qytetarëve”, përfundon deklarata e Bashkisë së Tiranës.

Top Channel