PD: Tahiri të japë dorëheqjen

31/03/2015 00:00

Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e
Brendshëm Saimir Tahiri, se kanë patur dijeni për kërkesën e Interpol
Brukselit dhe se e kanë shfrytëzuar atë për të kapur dëshmitarin kyç
Mark Frroku, për ta përdorur sipas interesit të tyre, në procesin hetimor
ndaj Ilir Metës.

Nëpërmjet nënkryetarit, Edmond Spaho, PD shton, se ‘fshehja e kërkesës së Interpol Brukselit, nuk mund të bëhej pa urdhërin e Saimir Tahirit dhe Edi Ramës. Ata janë përgjegjësit e vërtetë, autorët e vërtetë të këtij akti të rëndë në kundërshtim me ligjin’.

Spaho, duke e quajtur skandal këtë ndodhi, theksoi se e gjitha kjo dëmton Policinë, Shtetin, demokracinë dhe imazhin e vendit tonë.

“Vetëm një transparencë e plotë, dhe një llogaridhënie e plotë, dhe një përgjegjësi e plotë e Edi Ramës dhe Saimir Tahirit, është përgjigja e duhur ndaj kësaj situate të paprecedentë. I pari që duhet të japë dorëheqjen sot, është Saimir Tahiri”, theksoi Spaho.

Top Channel