PS: Basha nuk mbajti asnjë premtim

31/03/2015 00:00

Partia Socialiste reagoi pas deklarimit të zotit Lulzim Basha, për të mos qenë më në garën për Bashkinë e Tiranës.

Deputetja Blerina Gjylameti tha se Basha e kishte kishte marre me kohe vendimin e moskandidimit, pasi ai nuk mbajti asnje premtim e mbi te gjitha erdhi ne krye te Bashkise me vota te sajuara nga Arben Ristani.

“Lulzim Basha nuk ka qenë asnjë ditë kryebashkiak i Tiranës, por thjesht një individ që mbajti për 4 vjet karrigen e kryetarit të bashkisë dhe do të lërë gjurmë në kryeqytet si njeriu që s’bëri asgjë. Thjesht asgjë! Natyrisht, të gjithë ne do të donim ta dëgjonim Lulin që krahas vendimit për mos rikandidim të bënte edhe një bilanc të punës së tij. Por bilancin ia kanë bërë tashmë qytetarët.Pas 21 qershorit bashkia e Tiranës do të ketë një kryetar të ri dhe ky makth i quajtur Lulzim Basha do të mbarojë, duke i hapur rrugë mirëqeverisjes, zhvillimit, por edhe normalitetit që kaq shumë ka munguar në këto 4 vjet”, tha Gjylameti.

Top Channel