Rezidenca e Mike Tyson shndërrohet në kishë

31/03/2015 00:00

Një pishinë tej përmasave normale, një kopësht i stërmadh që rrethon ndërtesën dhe mbi të gjitha një cilësi ndërtimi e standardeve më të larta.

Bëhet fjalë për ish-rezidencën e njërit prej boksierëve më të mëdhenj të viteve të fundit, Mike Tyson. E vendosur në Southington në Ohajo, rezidenca ka shërbyer si banesë për Tyson nga fundi i viteve ’80 deri në fillim të viteve ’90.

Dënimi për dhunë seksuale rrënoi financat e boksierit, i cili vendosi ta nxjerrë në shitje ‘xhevahirin’ e tij për 1.3 milion dollarë.

Së fundmi, padronët e rinj të rezidencës, pasi e kanë braktisur për vite me radhë vendosën ta shndërrojnë atë në një objekt kulti. Ndërtesa do t’i nënshtrohet një ndryshimi rrënjësor sa i përkte funksionit dhe nga një objekt luksi për pak persona, do kthehet në një objekt lutjeje për shumë të tjerë.

Vendimi për shndërrimin në kishë të kësaj rezidence ka tërhequr vëmendjen edhe për shkak të simbolikës që paraqet; vendi ku ka jetuar një prej boksierëve dhe sportistëve më problematikë ‘gjen rrugën’ e Zotit.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel