Basha: Minë në themelet e Policisë dhe shtetit

31/03/2015 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në
Facebook deklaron se ngjarja e fundit për çështjen ‘Frroku’, që çoi në
arrestimin e dy zyrtarëve të Interpol në Shqipëri dhe dorëheqjen e
drejtorit, Artan Didi, është një minë në themelet e policisë e të
shtetit.

“Kryeministri i kriminalizimit kërkon të bëhet patjetër qesharak me sulmet dhe kërcënimet ndaj opozitës, pas skandalit të paprecedent ku është zhytur këmbë e duar me fshehjen e kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin e tij. Kriminalizimi është vepra e vetme e Edi Ramës, njeriut që përzgjodhi vetë me dorën e tij miqtë e tij të punëve të pisëta e me të shkuar kriminale që i kishte në krah deri dje. Miq për kokë , që i përdori për të ardhur në pushtet, dhe ndau me ta pushtet deri kur përplasja e madhe për hesape e pazare doli jashtë fisit. Më tej, i përdori dhe për të mbyllur procesin ndaj ortakut të tij. Rrugët e tre shokëve nuk u ndanë për asnjë parim apo moral. Rrugët e tre shokëve u ndanë vetëm se ligjësitë e mafias janë të këtilla. Padrino të flak në fund për të mbajtur karrigen e tij”, shkruan Basha.

Top Channel