Ekstradohet nga Athina 51-vjeçari i akuzuar për vrasje

31/03/2015 00:00

Është ekstraduar nga Athina shtetasi Shpëtim Bishani, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Fierit kishte vendosur për të masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të “vrasjes në rrethana cilësuese”.

51-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin I.H., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës dhe lokalit të shtetasit  S.M., në fshatin Verbas të Fierit. Ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit 2012.

Hetimi ka provuar se shkaku i këtij krimi ka qënë konflikti i mëparshëm që kishte shtetasi Shpëtim Bishani me shtetasin S.M.

Top Channel