Në qendrat e mëdha urbane me ndërtesa shumëkatëshe, problem gjithnjë e më i madh janë rrugët e ftohta ku dielli nuk bie kurrë.

Së fundmi, një grup arkitektësh mbërrijnë me pretendimin se kanë gjetur zgjidhjen për të reduktuar hijen në zonat urbane me të paktën 60 përqind.

Propozimi i tyre është ndërtimi i strukturave të larta paralel me orientim veri-jug. Pajisja e këtyre ndërtesave me xhama pasqyrë që do të ndryshonin pozicion në varësi të orës dhe stinës, do të mundësonte reflektimin e rrezeve të diellit në rrugë.

“Nuk mund të zhduket hija e një ndërtese, por nëse ndërton dy objekte, njërin në jug dhe tjetrin në veri, mund të përdorësh objektin e dytë si një pasqyrë për të reflektuar rrezet e diellit që mbërrijnë nga jugu”, thotë Christian Coop, arkitekt i studios që ka dalë me këtë propozim.

Arkitektët shprehen optimistë se kjo ide e tyre do të gjejë zbatim masivisht në të ardhmen.

Kjo nuk është hera e parë që propozohen pasqyrat për të ndriçuar një mjedis ku nuk bie dielli kurrë. Qyteza norvegjeze Rjukan, e  vendosur në një luginë, ndriçohet në pjesën më të madhe të saj falë tri pasqyrave të vendosura në majat e maleve që e rrethojnë.

FOTO GALERI
1/2
Ilustrimi i zbatimit të projektit të arkitektëve për ndërtesat pa hije

Top Channel