Jeronim Bazo, vizitë në Kosovë. Pritet dhe nga komandanti i FSK-së

31/03/2015 00:00

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjeneral Major Jeronim Bazo ka qëndruar në Prishtinë gjatë së martës, ku ka vizituar oficerët e stafit shqiptar në shtabin e KFOR-it.

Gjatë qëndrimit në misionin e NATO-s në Kosovë, Bazo ka takuar komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolon, i cili vlerësoi lart kontributin e oficerëve shqiptarë në Kosovë.

Sipas një komunikate të KFOR-it, dy gjeneralët konfirmuan vazhdimin e bashkëpunimit për misionin paqeruajtës në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Gjeneral Major Jeronim Bazo u prit në takim edhe nga Komandanti i ri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Lejtnant Rrahman Rama.

Bazo dhe Rama diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë me ushtrinë shqiptare.

Sipas një komunikate për media, të lëshuar nga Ministria e FSK-së, Rama e ka njoftuar Bazon për kapacitetet e reja ushtarake që po ndërton Kosova, si dhe për procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel