“USS Forrest Sherman”, në portin e Vlorës

31/03/2015 00:00

“USS Forrest Sherman”, pjesë e Flotës së Gjashtë të Marinës amerikane është e ankoruar këto ditë në portin e Vlorës.

Këtë të martë, anija u vizitua nga Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.  

“USS Forrest Sherman” ndodhet në vendin tonë si pjesë e bashkëpunimit mes marinës së Shteteve të Bashkuara dhe marinës shqiptare. Në fjalën e rastit, ambasadori Lu vlerësoi rolin e Shqipërisë në kuadër të NATO-s, sidomos në Afganistan.

“Lidhja mes dy forcave tona detare është vetëm një nga aspektet e shumta dhe jetëgjatë të marrëdhënies midis ushtrive të dy vendeve tona. Shembulli më i fundit është shërbimi dhe sakrifica jonë e përbashkët në Afganistan, si pjesë e misionit të qëndrueshëm të NATO-s atje”, tha ambasadori Donald Lu.

Top Channel