Godet dhe i vjedh makinën një 26-vjeçari, arrestohet grabitësi

31/03/2015 00:00

Policia e Beratit arrestoi të martën shtetasin Desarid Berberi, autor i vjedhjes me dhunë të automjetit të një 26-vjeçari.

Rreth orës 15:30 të së martës, Desarid Berberi, pasi ka goditur disa herë me mjete të forta shtetasin me inicialet I.L i ka marrë atij makinën dhe është larguar me shpejtësi.

Kalimtarët e rastit janë bërë dëshmitarë të ngjarjes, që ka ndodhur në lagjen “Uznovë” të qytetit. Ata kanë njoftuar policinë e cila është vënë menjëherë në lëvizje për kapjen e autorit.

Arrestimi është bërë pak çaste më vonë. Policia e Beratit njofton se materialet iu referuan prokurorisë me akuzën e veprës penale “vjedhje me dhunë”.

Top Channel