Gjyshja përgatit çokollatë, familja në spital

01/04/2015 00:00

Një grua 77-vjeçare ka helmuar veten, bashkëshortin, djalin, nipin e saj dhe një shokun e tij 12-vjeçar me një çokollatë të nxehtë të skaduar.

Pluhuri i çokollatës i përdorur nga gjyshja datonte 25 vite më parë. Policia konfirmon se çokollata ishte blerë në fund të viteve ’80. Ngjarja ndodhi në Vicenza të Italisë.

Menjëherë pasi konsumuan çokollatën e skaduar ata u dërguan me urgjencë për në spital me dhimbje të forta stomaku.

Fatmirësisht, gjithçka kaloi vetëm me diarre dhe të vjella.

Top Channel