Marinzës i del “uji i zi”, shpërthime në gjithë fshatin, evakuohen njerëzit

01/04/2015 00:00

Fshati Marinzë në Fier është zgjuar të mërkurën në mëngjes, si një skenë
filmi nga ata që tregojnë për fundin e botës.Nëpër oborre, rrugë dhe
kopshte gurgullonte ujë i zi, baltë dhe gaz që vinte nga nëntoka, duke
shpërthyer madje edhe në formën e shatërvaneve në dhjetra metra lartësi.

Shperthime te gazit natyror ne zonen naftembajtese te Marinzes, ne Fier, kane detyruar banoret qe jetojne aty te braktisin shtepite. Shperthimet nisen mengjesin e se merkures kur kompania ‘Bankers Petroleum’, po kryente operacione shpimi.

Sipas kompanise, rrjedhja e gazit eshte e pakontrolluar, nderkohe qe ne oren 6:00 nisi largimi me urgjence i gjithe banoreve nga shtepite, policia dhe zjarrefikesit bllokuan zonen, ndersa banoret ne panik kane ikur vetem me rrobat e trupit.

Shperthimi eshte shoqeruar edhe me rrjedhje ne shume zona te gazit dhe ujit. Ne tokat bujqesore, rruge, kanale dhe themelet e banesave gazi shfryn nga nentoka. Jane mbi 40 burime te tjera me te vogla qe çlirojne gaz, ato gjenden neper rruge, oborre dhe shtepi dhe çlirojne gaz dhe ujë njëkohësisht. Banorët raportojnë se kanë vërejtur edhe shembje të tokës në disa vende.

“Specialistët e fushës janë njoftuar për këtë që po ndodh dhe kanë vlerësuar situatën, gjendjen e rrezikshmërisë që paraqet kjo fontanë”, thotë Majlinda Bufi, deputete e Partisë Socialiste në këtë zonë.

Ne zone ndodhen ekipet e emergjencave, policia dhe zjarrefikësit, ndersa kompania ‘Bankers Petroleum’, qe operon ne nxjerrjen e naftes ne kete zone, me ane te nje njoftimi beri te ditur se gazi që ka rrjedhur është gaz i ëmbël dhe i padëmshëm, megjithatë stafi operacional dhe i sigurisë i ‘Bankers’, në bashkëpunim me qeverinë lokale, Albpetrol dhe Policinë e Shtetit ka marrë të gjitha masat paraprake, duke përfshirë edhe evakuimin e menjëhershëm të banorëve në zonën e prekur.

Operacionet po vazhdojnë për ta ndalur rrjedhjen e gazit nga pusi, për të kthyer banorët në shtëpitë e tyre dhe më pas për të filluar operacionet për pastrimin e zonës e prekur.

“Fokusi unë kryesor tanië shtë mbrojtja e jetës së njerëzve, banorëve të zonës dhe evakuimi i tyre dhe pastaj vënia nën kontroll e situatës dhe kthimi në gjendjen e mëparshme. Do të bëj një vlerësim të dëmit nga autoritete dhe pastaj do të vendosim do të kompensohet ose jo”, thotë Bayne Asmus, zëvendëspresidenti i ‘Bankers’.

Banoret jane ende jashte shtepive te tyre, nga te cilat dolen ne oret e para te mengjesit. Çdo aktivitet ne zone eshte nderprere, perfshi edhe shkollat e mbyllura ndersa policia ka bllokuar levizjet afer zones se shperthimit te gazit.

FOTO GALERI
1/8
Fier, shpërthen një pus

Top Channel