Arben Frroku kërkon pafajësinë

01/04/2015 00:00

Ka përfunduar në Gjykatën e Krimeve të Rënda paraqitja e konkluzioneve të mbrojtjes së Arben Frrokut.

Arben Frroku, përmes avokatëve mbrojtës, ka kërkuar pafajësinë nga gjykata.

Mësohet se, gjatë seancës, i akuzuari ka replikuar me prokurorin duke i thënë se e ka personale me të.

Arben Frroku akuzohet për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në vitin 2013.

Për këtë krim, Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar gjykatës ta dënojë me burgim të përjetshëm, me akuzën e vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të kryekomisar Dritan Lamajt, si edhe pesë vjet burgim për armëmbajtje pa leje.

Top Channel