Basha: Rama mbulon krimin me krim

01/04/2015 00:00

Për Lulzim Bashën është e papranueshme dhe e pabesueshme, se shkresa e
dërguar për deputetin Frroku nga pala belge për Interpol Tirana, ishte
harresa e zyrtareve në krye të tij.

Per kreun e demokrateve, fshehja e shkreses per te cilin u be kurban, sipas tij, drejtori i Policise Artan Didi, ishte bere me urdher politik te Edi Rames per nje arsye.

“Arsyeja ishte kapja e dëshmiratit kyc dhe kthimi i tij në një komardare për Ilir Metën, nën akuzën më të rëndë, për porositjen e vrasjes së dy deputetëve.

“Arsyeja ishte kapja e dëshmitarit kyç dhe kthimi i tij në një komardare për Ilir Metën, me akuzën më të rëndë të 25 viteve të fundit, për porositjen e vrasjes së dy deputetëve. Mbajtja e fshehtë e letrave që inkriminojnë me një vrasje në Belgjikë deputetin Frroku, përkon në kohë me periudhën, kur shpërtheu përpjekja e treshes Rama-Meta-Tahiri, për të diktuar me çdo kusht dhe çdo mjet, manipulimin e hetimeve për vrasjen me pagesë të dey deputetëve të Parlamentit shqiptar. Dorëheqja e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë nuk është mbajtje përgjegjësie, siç tentojnë ta servirin Rama dhe Tahiri i tij, por një ditë si kjo, ishte caktuar numëruesi i parë, Artan Didi në krye të Policisë, për të shpërbyer porositë kriminale dhe për t’i marrë me vete mëkatet, atëherë kur zullumi të bëhej mal”, tha Basha.

Me kete bindje, demokratët nuk i ka kënaqur dorëheqja e drejtorit të Policisë, duke kërkuar një tjetër përgjegjes me te larte se ai.

“Ndaj e përsërisim sot kërkesën tonë për dorëheqjen e Saimir Tahirit nga posti i Ministrit të Brendshëm. Me aktin e fundit Saimir Tahiri vulosi degradimin përfundimtar të Policisë së Shtetit. Një orë më shumë në detyrë e këtij palo ministri është një orë më shumë e krimit në sistem e sundimit të lidhjeve kriminale. Nëse, Edi Rama e mban edhe një orë më shumë, thjesht provon se Tahiri është dora e tij e shtrënguar me krimin, ndërsa koka mbetet ai vetë”, tha Basha.

Por, Lulzim Basha u shpreh i vetedijshem se nuk do mund te permbushet kerkesa e tij dhe per kete ai e ka shpjegimin e tij: “Si mund të mbajë qëndrim ndaj ministrit të tij, ky Kryeministër, kur vetë është deri në grykë? E tregoi edhe një ditë më parë, duke u shfaqur në ekran me Arben Ndokën, simbolin e inkriminimit. Kë po sfidon vallë? Opozitën?”

Top Channel