Gramsh, masakron për vdekje gruan; arrestohet bashkëshorti

01/04/2015 00:00

Një 39-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij me mjete të forta, pas një sherri për motive xhelozie.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çekin të Gramshit, në familjen e Agron Llapushit.

Pasi ka dyshuar se bashkëshortja e tij, Alketa, e tradhtonte, Llapushi ka vendosur ta masakrojë të shoqen derisa i ka marrë jetën.

Autori i vrasjes është arrestuar nga policia, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

Top Channel