“Shqipëria, perla ende e pazbuluar e Ballkanit”

01/04/2015 00:00

Shqipëria, perla e pazbuluar e Ballkanit. Me këtë titull francezja “L’Express” rendit Shqipërinë në 15 destinacionet turistike për t’u vizituar këtë vit.

“Plazhe po aq të bukura sa në Greqi, male si në Zvicër, qytete e zona kulturore pjesë e trashëgimisë së UNECO-s, një histori më shumë se 2500-vjeçare mes kulturës romake dhe asaj bizantine, dhe mbi të gjitha çmimet më të lira në Europë”, nis prezantimi i vendit “L’Express”.

Më tej thuhet se ka ardhur koha që Shqipëria të hyjë në listën e vendeve më tërheqëse sa i përket turizmit.

“Italianët kanë qenë të vetmit që e kanë shfrytëzuar këtë, falë edhe distancës gjeografike, por jo edhe për shumë kohë”, shkruan “L’Express” duke paralajmëruar një ‘boom’ vizitorësh në Shqipëri.

Top Channel