Rikthehet konkursi “Onufri”

01/04/2015 00:00

Pas një viti mungesë rikthehet ekspozita ndërkombëtare e arteve pamore “Onufri”.

Edicioni i XXI do të zhvillohet në nëntor dhe dhjetor të 2015-ës në Galerinë Kombëtare të Arteve.

“E konsideroj me vlerë, e konsideroj shumë të çmuar vendimin që u mor që aktiviteti ndërkombëtar Onufri të vazhdojë dhe mundësisht me një përzgjedhje serioze të koncertit kuratorial dhe të veprave të artistit. Të jetë një kurator i denjë”, thotë Artan Shabani, drejtor i GKA-së.
    
Sa i përket kuratorit, ndër kriteret që duhet të plotësojë për kurimin e Onufrit janë përvoja e punës të paktën 7-vjeçare dhe të ketë realizuar kurimin,  minimalisht të dy ekspozitave ndërkombëtare.

“Ndryshe nga edicionet e mëparshme, Onfuri i 2015 nuk do të ngelet vetëm një muaj apo dy javë para përurimit. Është një kohë dhe për kuratorin dhe për përgatitjen e artistëve, duke nisur që në prill. Është një kohë e gjatë, një kohë e duhur për artistin që të përpiqet dhe të nxjerrë një produkt cilësor. E njëjta gjë vlen edhe për stafin e galerisë për përgatitjen, dhe për kuratorin”, thotë Shabani.

Top Channel