Marinzë, qetësohet situata; s’ka më shpërthime, rrjedhje pa intensitet

01/04/2015 00:00

Pas orëve të tmerrit të kaluara nga banorët e Marinzës në Fier, situata në mbrëmje ka shkuar drejt qetësimit. Nuk janë regjistuar më shpërthime, ndërsa rrjedhjet e gazit nëpër gropat e hapura kanë ulur intensitetin e tyre.

Sipas specialistëve, tashmë situata është nën kontroll dhe nuk pritet të ketë më shpërthime të gazit, që arriti deri në gradën 5 atmosferë.

Rreth 80 familje janë larguar nga banesat dhe janë strehuar tek të afërmit, por shumë të tjera nuk kanë pranuar të lënë shtëpitë e tyre, pavarësisht rrezikut që mund t’u kanoset.

Dëmet e shkaktuara nga shpërthimet janë të shumta, ndërsa rikthimi i vatrave të vogla është kthyer në makth për banorët e zonës. Shumë prej tyre janë hapur në themelet dhe oborret e shtëpive.

Nga ana e tyre, banoret janë të pakënaqur nga instancat shtetërore sa i përket ndihmës për strehim dhe asaj ushqimore. Gjatë orëve të mbrëmjes rreth 60 familjet e ngelura kanë mbetur thuajse të vetmuara pasi autoritetet shtetërore janë larguar.

Disa prej tyre ndodhen në një rreze më pak se 200 metra nga shpërthimi i pusit, duke qenë kështu më të rrezikuarat, por që nuk pranojnë të largohen pasi nuk kanë se ku të shkojnë dhe sepse nuk duan të lënë vetëm bagëtitë.

Fatmirësisht nga shperthimet nuk ka patur të lënduar, por mjekët thanë se gazi metan dhe oksidi i karbonit që u çliruan nga ky shpërthim sjellin pasoja të rënda për shëndetin.

Situata në Marinzë u bë alarmante në orët e para të së mërkurës, kur shpërthimet në formën e shatërvanëve të mëdhenj nisën kur kompania “Bankers Petroleum” po kryente operacione shpimi.

Sipas kompanisë, rrjedhja e gazit është e pakontrolluar, ndërkohë që në orën 6 nisi largimi me urgjencë i gjithë banorëve nga shtëpitë. Policia dhe zjarrfikësit bllokuan zonën, ndërsa banorët në panik ikën vetëm me rrobat e trupit.

Shpërthimi u shoqërua edhe me rrjedhje në shumë zona të gazit dhe ujit. Në tokat bujqësore, rrugë, kanale dhe themelet e banesave, gazi shfryu nga nëntoka.

Pas bllokimit të dy fontanave të mëdha dhe stabilizimit deri diku të situatës, pati rikthim të vatrave të vogla.

Dëmet e shkaktuara nga shpërthimet janë të shumta, ku disa banesa kanë pësuar dëme të mëdha, ndërkohë që banorët thonë se janë të pabanueshme. Gjithashtu shumë gropa janë hapur në themelet dhe oborret e shtëpive. 80 familje u evakuuan, ndërsa presioni i shpërthimit ishte 5 atmosferë.

Fatmirësisht nga shpërthimet nuk pati të lënduar në njerëz, por mjekët thanë se gazi metan dhe oksidi i karbonit që u çlirua nga ky shpërthim sjellin pasoja të rënda për shëndetin e banoreve.

Ndërkohë, “Bankers Petrolium” thotë se perimetri i sigurisë është 200 metra. “Banorët jashtë kësaj zone, mund të kthehen në banesat e tyre”, thotë kompania, “por të mos konsumojnë ujin e pijshëm të çezmave”.

Top Channel