Francë, orteku vret 3 turistë në Alpe

02/04/2015 00:00

Tre turistë, dy austriakë dhe një italian, janë vrarë nga një ortek në Alpet franceze. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës pranë qytetit Briancon, në Parkun Kombëtar “Ecrins”.

Mediat franceze raportojnë se edhe 8 persona të tjerë ndodheshin në zonën e rënies së ortekut, por fatmirësisht arritën të mbijetojnë. Vetëm njëri prej tyre mbeti i plagosur dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Grenoble-s për të marrë ndihmën e nevojshme. Gjatë kësaj periudhe Parku kombëtar vizitohet nga një numër i madh turistësh.

Zyrtarët vendas thanë për Associated Press se 7 personat janë ende duke qëndruar në zonën mbi 3 mijë metra ku ndodhi ngjarje, deri në momentin e mbërritjes së grupeve të emergjencës.

Top Channel