Kakavijë, ndalohen klandestinë nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrika

02/04/2015 00:00

Rreth 60 klandestinë, që vinin nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrika janë ndaluar në të gdhirë të ditës së sotme, nga policia kufitare e Kakavijës, në Gjirokastër. Klandestinët, sipas burimeve policore, u kapën në zonat pranë kufirit të gjelbër, teksa po ecnin në këmbë.

Mes tyre janë 10 femra dhe disa fëmijë. Nga verifikimet e kryera rezulton se, 43 klandestinë janë nga Siria, 3 nga India, 4 nga Gambia, ndërsa ende nuk është verifikuar origjina e 10 të tjerëve.

Raportohet se klandestinët e ndaluar janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po punohet për riatdhesimin e tyre.

Top Channel