Fier, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike

02/04/2015 00:00

Autoritetet në Fier po vazhdojnë edhe këtë të enjte aksionin për lirimin e hapësirave publike në mbarë qytetin.

Sipas zyrtarëve lokalë, plani i punës përfshin prishjen e të gjitha objekteve pa leje në lagjet e qytetit.

Të njëjtat burime saktësojnë se, sot është dita e katërt e aksionit dhe se deri tani janë prishur rreth 100 objekte pa leje.

Top Channel