Elbasan, aksidenton për vdekje një 19-vjeçar, arrestohet

02/04/2015 00:00

Një 19-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrethin e Elbasanit, ndërsa policia arrestoi drejtuesin e automjetit që e përplasi.

Policia lokale bëri të ditur, se ngjarja ka ndodhur dje, në fshatin Gjyralë të Elbasanit, ku 19-vjeçari Xhenard Kanaçi është përplasur për vdekje nga një automjet tip “Fiat”, me targa AA 914 JB.

Policia tha se arrestoi drejtuesin e automjetit, 34-vjeçarin Dritan Barolli, banues në Tiranë.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme ndaj Barollit, për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

Top Channel