Kosovë, humb jetën në aksident deputeti serb

02/04/2015 00:00

Deputeti i Listës Serbe në Parlamentin e Kosovës, Velimir Rakiç, ka humbur jetën të mërkurën mbrëma, në një aksident që ka ndodhur në Leposaviç.

Ai u transferua menjëherë në spitalin e veriut të Mitrovicës, por mjekëve nuk u kmbeti gjë tjetër veçse të konstatonin vdekjen e tij.

Burime nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se, ngjarja ka ndodhur afër një stacioni karburanti në hyrje të Leposaviçit, kur automjeti i viktimës, tip “Golf IV”, është përplasur me një mjet transporti.

Rakiç ishte 63 vjeç, nga fshati Soçanicë.

Top Channel