Tahiri: Opozita, sulme shtazarake Policisë së Shtetit

02/04/2015 00:00

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri akuzoi në Kuvend opozitën, se po sulmon në mënyrë shtazarake, Policinë e Shtetit.

Tahiri theksoi se Qeveria po punon për ta kthyer Policinë e Shtetit, në një institucion modern, ndërsa rezultatet e arritura në 18 muaj janë më tepër se sa ato të 8 viteve të qeverisjes demokratike.

“Sfida jonë është të ndahemi nga ky vrer që derdhet në Kuvend. Ne na votuan në 23 qershor për të zhdukur arrogancën, krimin dhe korrupsionin”, tha Tahiri.

Sipas ministrit, edhe dorëheqja e drejtorit të Policisë ishte një akt moral dhe përgjegjësie, pas ngjarjeve të fundit për çështjen ‘Frroku’.

Berisha: Arrestuat Bajraktarin për t’i mbyllur gojën

Nga foltorja e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha akuzon Saimir Tahirin se ka dërguar në qelinë e Durim Bamit për ta kërcënuar me jetën e fëmijëve Emiljano Shullazin.

Duke e quajtur Mark Frrokun fytyra e Edi Ramës, Berisha tha se ata fshehën vendimin e Belgjikës sepse iu duhej për skenarin e çështjes “Doshi”.

Lidhur me arrestimin e shefit të Interpolit, Artan Bajraktarim Berisha tha se i gjithe ky skenar, ishte për t’i mbyllur gojën.

“Arrestuat Artan Bajraktarin, ish-sekretari i PS-së për lagjen nr 9, mik i ngushtë i Saimir Shullazit, me shpresën se me hekura do i mbyllnit gojën. E akuzuat se fshehu kërkesën e Brukselit. Artan Bajraktari u tha se kam njoftuar jo vetëm Didin, por dhe Kryeministrin”, tha Berisha në Kuvend.

Top Channel