Rita Ora shfaqet në filmin e radhës

02/04/2015 00:00

Rita Ora është shfaqur në ‘Fast and Furious 6’ si dhe në ‘Fifty Shades Of Grey’, por së fundmi këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova do të shfaqet në një tjetër film.

24-vjeçarja do të luajë rolin e një vajze të varur nga droga në dramën e Jake Gyllenhaal me titull ‘Southpaw’ dhe traileri i publikuar ka shokuar fansat e këngëtares.

Rita shfaqet e dërrmuar edhe e frikshme në një pjesë të trailerit të filmit. Me shenja në trup dhe me flokët që i bien në fytyrë, vihet re një ndryshim dramatik i Ritës, e cila njihet për shkëlqimin e saj në tapetet e kuq.

‘Southpaw’ tregon historinë ë një boksieri profesionist, i cili përpiqet të ndërtojë jetën e tij, pasi i vrasin gruan dhe i rrëmbejnë vajzën.

Top Channel