Jerome Boateng akuzohet për dhunë në familje

02/04/2015 00:00

Jerome Boateng dhe e fejuara Sherin Senler do të ndahen përfundimisht, pasi këtë herë akuzat janë të rënda për mbrojtësin e Bayern Munchen. Sipas mediave gjermane, Sherin e ka akuzuar lojtarin se ai ka ushtruar sistematikisht dhunë fizike ndaj saj gjatë vitit të fundit.

Sikur të mos mjaftonte kjo, e fejuara e tij shton se është përpjekur ta shpëtonte marrëdhënien mes tyre, por Boateng ka ndjekur një rrugë tjetër: duke e tradhëtuar sistematikisht.

Marrëdhënia e tyre e tensionuar vazhdon prej 8 vjetësh, por që prej 4 vitesh ata janë bërë prindër të dy vajzave binjake, për kujdestarinë e të cilave do të marrë gjykata një vendim përfundimtar.

Pak javë më parë Boateng u vu në qendër të vëmendjes pasi largoi nga shtëpia të fejuarën e tij, duke kërkuar edhe kujdestarinë e vajzave.

Top Channel