Kur eksperimenti i fizikës shkon keq

02/04/2015 00:00

Videoja e mësipërme tregon momentin kur një mësues fizike godet me sëpatë gjenitalet e një kolegu të tij gjatë një eksperimenti që shkoi keq.

Klipi është xhiruar me një aparat celular në një shkollë të Oregonit, në Portland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Njëri nga mësuesit po mbante një bllok betoni sipër një dërrase me gozhdë të mbështetur në gjoks. Eksperimenti kishte për qëllim të tregonte se gozhdët nuk do të nguleshin në gjoks pasi forca e ushtruar nga sëpata shpërndahet në mënyrë të barabartë.

Mësuesi fatkeq shihet i shtrirë në tokë me një maskë mbrojtëse në fytyrë, por mesa duket i duhej edhe një për organet gjenitale.

Gjithsesi, nxënësi që postoi videon bëri të ditur se burri që pësoi goditjen u ngrit në këmbë dhe vazhdoi orën e mësimit.

Top Channel