Rikthehet ekspozita “Pranverart”

02/04/2015 00:00

“Pranverart” është ekspozita e çelur pranë Muzet Kombëtar, e cila ka mbledhur 83 artistë me punimet e tyre.

Ato janë kryesisht piktura në vaj, por edhe skulptura. Teknika të tjera janë punimet në bronz, mermer e bakër të rrahur. “Pranverart” është çelur për herë të parë në vitet ’70, por u censurua. Nga viti 2010 ka rinisur të mbledhë artistë të moshave të ndryshme.

“Ne këmbëngulim që ta mbajmë këtë traditë, sepse te ne punohet shumë. Ka shumë krijues dhe përvoja të ndryshme. Po të mos bashkohemi, këto energji shkojnë dëm. Energjitë e harxhuara me punimet e piktorëve dhe skulptorëve, ne përpiqemi t’i bashkojmë për të krijuar një atmosferë shumë të mirë krijuese. Të marrim pjesë me mënyra dhe individualitete të ndryshme, ndaj dhe deri më tani duket se po ecën shumë mirë”, tha Maksim Bushi, skulptor e bashkëkurator.

Top Channel