Hapja e telefonit përmes skanimit të fytyrës

02/04/2015 00:00

Pas zhbllokimit përmes kodit numerik dhe më pas përmes shenjave të gishtave, “Apple” pritet të prezantojë së shpejti një tjetër risi.

Kompania amerikane ka regjistruar në gjykatë patentën për metodën e hapjes së një telefoni me vetëm një ‘selfie’. Në këtë rast, kamera përballë e telefonit do të shërbejë për të kapur tiparet e fytyrës së përdoruesit.

Nëse këto tipare korrespondojnë me tiparet e personit, në emër të të cilit është regjistruar aparati, atëherë telefoni do të hapet automatikisht pa qenë nevoja të vendoset një fjalëkalim.

Përmes kësaj risie, thotë “Apple”, synohet të eliminohet koha e humbur për të zhbllokuar një iPhone përmes metodave tradicionale, siç janë fjalëkalimet apo shenjat e gishtave që kërkojnë kohën e tyre për t’u analizuar.

Megjithatë “Apple” nuk është e vetmja që po punon në këtë fushë. Të njëjtën metodë ka provuar më parë ta realizojë edhe ‘Google’ për disa versione Android, por më pas u tërhoq duke deklaruar se hapja përmes tipareve të fytyrës është më pak e sigurta nga të gjitha metodat e tjera.

“Dikush, diku mund të ketë tipare të njëjta me ju”, thuhet në argumentimin e ‘Google’. 

Top Channel