“Bankers”: Eleminuam rrjedhjen e gazit

02/04/2015 00:00

“Bankers Petroleum Albania” njoftoi se rreziku i emëtimit të mëtejshëm të gazit në atmosferë në Marinëz të Fierit është eliminuar.

Përmes një komunikate mbi situatën, kompania thotë se “shumica e banorëve tani janë duke u inkurajuar të kthehen në shtëpi, ndërsa vazhdon puna së bashku me autoritetet shtetërore për të plotësuar nevojat e banorëve që vazhdojnë të jenë të prekur nga këto ngjarje të fundit”.

“Përpjekjet për pastrim janë duke vazhduar dhe kompania në ditët në vazhdim, do të punojë së bashku me autoritetet shtetërore për të vlerësuar ndikimin dhe për të siguruar kompensimin e duhur”, mbyllet komunikata.

Top Channel