“Ëndrra ime”, shpallen fituesit. Rama: Të përhapet në çdo shkollë kultura e projektit

02/04/2015 00:00

U shpallën pasditen e së enjtes fituesit e projektit “Ëndrra ime”, i financuar nga Qeveria e Shqipërisë dhe që i drejtohej gjimnazistëve, studentëve apo të rinjve deri në 30 vjeç.

Kryeministri Edi Rama tha gjatë ceremonisë në Kryeministri se “ka gjithmonë një rrugë për të realizuar ëndrrën”.

Rama vuri theksin në nevojën e përhapjes në çdo shkollë të kulturës së projektit.

“Nuk pritet puna në kafene, as nga prindërit dhe as nga miqtë në administratë. Ajo duhet kërkuar”, tha kryeministri.

Top Channel