Kenia, 147 viktima nga sulmi në Universitetin e Garisës

02/04/2015 00:00

Militantët e al-Shababit kanë vrarë 147 pengje në një universitet në veri-lindje të Kenias. Sipas BBC, sulmi i grupit terrorist që nisi mëngjesin e së enjtes, ka plagosur edhe dhjetëra studentë të tjerë në Universitetin e Garisës.

Qeveria e vendit afrikan thotë se forcat e rendit kanë vrarë 4 pjesëtarët e al-Shababit që morën peng më shumë se 500 studentë.

Al-Shababi është një grup terrorist nga Somalia që ka lidhje me al-Kaedën.

Qeveria e Kenias ka bërë me dije se personi që ka ideuar këtë sulm është Mohamed Kuno, një zyrtar i lartë i al-Shababit. Për kapjen e tij është vënë një shpërblim prej 217 mijë dollarësh.

Kuno ka qenë drejtor në një shkollë islamike të Garisës, para se të jepte dorëheqjen në vitin 2007. Ai njihet me nofkën “krahëgjati”.

Militantët islamikë të Al Shababit kanë sulmuar rregullisht Kenian. Garisa dhe zona të tjera kufitare kanë qenë shpesh herë në shënjestër.

Top Channel