Birdwatching, tendenca e re e shijimit të natyrës

02/04/2015 00:00

Thjesht të kundrosh zogjtë! A ju besohet se ky është turizmi që po lind në Shqipëri? Në botë, vitet e fundit ka miliona njerëz që e praktikojnë, pasi kundrimi i shpendëve është padyshim një nga kënaqësitë më të mëdha që të jep natyra. Edhe pse duket ide e çuditshme, sa pa e provuar…

Me Ardian Koçin, drejtorin e Shërbimit Pyjor Lushnje, dhe me Mirjan Topin, kundrues shpendësh, i biem kryq e tërthor Parkut madhështor të Divjakë-Karavastasë. Ky park ofron mbi 250 lloje zogjsh, nga më të rrallët e deri te më të zakonshmit. Por çfarë ka tërheqëse “Birdwatching”, apo kundrimi i shpendëve?

Të shikosh sesi fluturojnë zogjtë, çfarë ngjyrash kanë, si ushqehen, si sillen, e nga ana tjetër të udhëtosh, të ecësh e të hasësh të papritura, që vetëm natyra e egër mund të t’i ofrojë, janë mundësi që s’duhen humbur.

Por çfarë duhet të kesh me vete, që ta shijosh këtë sport?

Në vendin tonë ka 354 lloje zogjsh, shumë më tepër nga vendet fqinje. Lloji i fundit sapo është zbuluar.

Nëpër forume, madje ka pasur shumë revolta humori nga meshkujt.

Një arsye më shumë, që edhe femrat ta praktikojnë “Birdwatching”. Natyra thjesht të mahnit!

Top Channel