Si të kujdesemi për lëkurën në pranverë?

02/04/2015 00:00

Stina e pranverës është momenti, kur fytyra ka nevojë për një kujdes tejet të veçantë. Lëkura e fytyrës është shumë e ndjeshme ndaj ndryshimeve të temperaturave. E për të lehtësuar këtë situatë, këto janë disa këshilla.

Zgjidhni kremin e duhur – Produktet e bukurisë ndryshojnë në varësi të stinëve. Kremrat në dimër janë më të pasur dhe më intensivë, që t’iu mbrojnë nga era apo i ftohti, ndërsa në pranverë preferohen kremra të lehtë dhe të lëngshëm.

Realizoni një pastrim të plotë të fytyrës – Një pastrim i thellë i fytyrës është një nga gjërat e para, që duhet të bëni për t’i kthyer lëkurës shkëlqimin dhe rrezatimin e plotë. Në qendra estetike, apo edhe në kushte shtëpie, mund të realizohet një pastrim i përshtatshëm për tipin e lëkurës.

Për një lëkurë më të bukur – Një herë në javë duhet të aplikoni “skrab” në fytyrë dhe trup. Kjo bëhët për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës dhe për ta bërë atë sa më të lëmuar.

Përdorni krem dite dhe nate – Në mëngjes, pas larjes së fytyrës përdorni një krem hidratues me faktorë mbrojtës ndaj diellit. Në mbrëmje përdorni një krem nate me përbërës specifikë, që përkëdhelin lëkurën e acaruar nga mikrobet gjatë gjithë ditës.

Disa rregulla bazë – Për të mbrojtur lëkurën tuaj dhe për të parandaluar plakjen, pastrojeni fytyrën dy herë në ditë para se ta hidratoni.

Zgjidhni ushqimin – Frutat dhe perimet janë aleatët tuaj më të mirë, për të kaluar një pranverë në formë të mirë. Si masë paraprake, konsumoni së paku deri në 5 perime dhe fruta në ditë.

Pini sa më shumë ujë – Mos harroni ujin! Mënyra më e mirë për të mbajtur lëkurën tuaj të hidratuar është duke konsumuar ujë. Të paktën 8 gota ujë në ditë mund të ndihmojnë lëkurën tuaj.

Top Channel