“Nderi i Kombit” për martirët e 2 prillit

02/04/2015 00:00

Në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e Presidencës, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dekoroi me titujt “Nderi i Kombit” martirët dhe disa nga pjesëmarrësit në demonstratën antikomuniste të 2 prillit 1991 në Shkodër.

Të pranishëm në këtë ceremoni, veç pjesëmarrësve në demonstratë dhe familjarëve të martirëve të demokracisë, ishin edhe disa nga figurat më të njohura të lëvizjes së Dhjetorit ‘90 dhe të Partisë Demokratike.

Në protestën e 24 viteve më parë kundër pushtetit komunist, mbetën të vrarë katër të rinj shkodranë: Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu.

Top Channel