Taktikë e re për mbrojtjen e shtyllës në goditjet e këndit

02/04/2015 00:00

“Mbro shtyllën e parë!” Sa herë mund ta keni dëgjuar këtë urdhër nga portieri gjatë ndeshjeve të futbollit (edhe kalçetos), kur kundërshtarët po bëhen gati të ekzekutojnë një goditje këndi.

Në një ndeshje të kategorisë së tretë në Spanjë, mbrojtësi Daniel Nadales ka gjetur një mënyrë ekstreme për ta mbrojtur shtyllën: duke u ngjitur në të si një koalë.

Fotoja e realizuar gjatë ndeshjes CD Cuarte-CD Teruel po bën xhiron e botës.

Nadales e shpjegoi kështu veprimin e tij: “Kundërshtarët kishin shumë lojtarë të gjatë dhe për këtë arsye mendova të ngjitesha në shtyllë për të kërcyer më lart.”

Top Channel